Rob Alegre po pinte kafe në një kafiteri në New York, kur vërejti se një polic që ishte ulur afër tij po ngufatej. Ai pa u menduar dy herë reagoi, duke i ofruar ndihmën e parë dhe me këtë veprim ia shpëtoi jetën.
E gjithë ngjarja rrëqethëse është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet polici që po ngufatej, duke u munduar të futet në tualet.
“Nuk e dija se çfarë po ndodh”, ka deklaruar Alegre që ka fituar epitetin e heroit.
Ai ka pranuar se si menjëherë i kishte shkuar ndërmend që ta mbështjell me duar në bark, dhe nga presioni i madh i shtrëngimit ia shpëtoi jetën.
“Këtë gjë ia bëra tri herë, dhe menjëherë filloi të marr frymë lirshëm”, ka shtuar Alegre.
Ndërkaq pronari i kafiterisë ka deklaruar për mediat lokale se ishte çështje sekondash që polici të humbte jetën.