Klimovski nuk kaloi filtrin parlamentar për gjykatës kushtetues

Kandidati për gjykatës kushtetues Savo Klimovski nuk kaloi filtrin parlamentar për gjykatës kushtetuese.

Anëtarët e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime nuk mbështetën profesion universitar si jurist me përvojë të zgjidhet njëri nga anëtarët e gjykatës.

Pas pauzës  debati ka vazhduar për biografinë e kryeprokurorit aktual, Lubomir Joveski i cili gjithashtu është kandidat për këtë pozitë. Bashkë me Kimovskin paraprakisht filtrin parlamentar nuk e kanë kaluar as kandidatët: Todor Vitlarov, Branko Sekulovski, Voisllav Dimovski dhe Vesna Jovanovska.

Për më shumë se një vit, Gjykata Kushtetuese punon me përbërje të përgjysmuar, pasi katër anëtarëve nga 9 sa numëron kjo gjykatë u kishte mbaruar mandati. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme