Juristi Abdullah Klinaku ka bërë të qartë se moslejimi i martesave të gjinisë së njëjtë në Kosovë nuk përfill Kushtetutën e vendit.
Në Debat Plus, Klinaku ka thënë se në rast se projekt-kodi civil, që përfshin edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, nuk votohet, kjo nuk do të konsiderohet si shkelje e Kushtetutës.
Duke analizuar aspektin ligjor, Klinaku ka theksuar se Kushtetuta e përcakton qartë se ligji për familjen rregullohet me ligjin për familje, dhe ligji për familjen përcakton se martesa midis dy gjinive të kundërta ose dy sekseve të kundërta rregullohet me ligj.
Sipas tij, ky ligj nuk shkel Kushtetutën, duke argumentuar se Gjykata Kushtetuese nuk e ka konsideruar atë anti-ligjor.
Klinaku gjithashtu ka shtuar se votuesit që mbështesin këtë qëndrim nuk e shkelin Kushtetutën e Kosovës, duke u përpjekur për të mbajtur traditën familjare./dukagjini.com