Klinika e Fëmijëve e mbushur me pacientë të prekur nga infeksione respiratore dhe të zorrëve

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në Klinikën e Fëmijëve është rritur numri i pacientëve me infeksione respiratore dhe të zorrëve. Drejtori i Klinikës Rexhep Memedi theksoi se po punohet me kapacitet të plotë, ndërsa tha se sikurse çdo institucion tjetër shëndetësor, edhe klinika që drejton ai po përballet me mungesë kuadri.

“Në klinikë kemi mjek kujdestar 24 orë, specialistë dhe specializantë, që punojnë në ekip dhe kjo është sikurse në të gjitha institucionet tjera shëndetësore terciare. Gjithësesi mungesa e kuadrit ndjehet edhe në klinikën tonë edhe në klinikat tjera. Ja ministria bën përpjekje që me punësime të reja gjatë vitit, sa të jetë e mundur të zbutet mungesa e kuadrit”, tha Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se për tejkalimin e situatës, së shpejti do t’u mundësohet specializantëve që të mund të përgatisin raporte me emër dhe mbiemër.

“Së shpejti me “Termini im” do të mundësojmë që edhe specializantët që specializojnë nëpër të gjitha universitetet e fakultetit të mjeksisë të kenë qasje edhe ata të mund të përgatisin raport me emër dhe mbiemër, të mos jetë sikur deri më tani që specializanti kontrollon dhe gjithmonë specialisti është aty, megjithatë shkon me faksimilin e specialistit. Presim që së bashku me odën e mjekëve sa më shpejtë të përgatisim vulat për specializantët”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Më fluks të shtuar të pacientëve po përballet edhe Klinika në Kozle, ku brenda një dite kryhen madje deri në 200 kontrolle për shkak të gripit dhe viruseve të ndryshme./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme