Vitali Klitschko, kryetar i Kievit, ka thënë se trupat ruse janë duke vazhduar që të afrohen edhe në drejt qendrës së kryeqytetit.
Paraprakisht është raportuar se një konvoj i gjatë i veturave ruse ishte 28 kilometra larg Kievit, raporton Sky, transmeton Klankosova.tv.
Ky grup ka lëvizur ngadalë drejt kryeqendrës ditët e fundit, por që dje është parë të kenë ngecur.
“Jemi duke u përgatitur dhe do ta mbrojmë Kievin. Kievi qëndron dhe do të qëndrojë”.