Klodian Braho dhe prokurorët e SPAK priten në Departamentin e Drejtësisë: Do të thellojmë bashkëpunimin në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar

Një delegacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zhvilloi një takim zyrtar në Departamentn e Drejtësisë në SHBA, duke forcuar partneritetin strategjik në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkombëtar.


Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Divizionin Penal të këtij institucioni, ku Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, A. Tysen Duva, së bashku me programin OPDAT, mirëpritën delegacionin shqiptar të kryesuar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho.

Gjatë vizitës, prokurorët dhe hetuesit e SPAK zhvilluan takime edhe me agjenci kyçe ligjzbatuese amerikane, si FBI, DEA dhe ICITAP.

Ky bashkëpunim synon rritjen e kapaciteteve hetimore dhe koordinimin më të ngushtë në goditjen e rrjeteve kriminale ndërkufitare dhe rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, duke e vendosur fokusin te hetimet e përbashkëta dhe shkëmbimi i ekspertizës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme