Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Ambasada e SHBA në Tiranë: Presim të vazhdojmë partneritetin! Vlerësime Altin Dumanit për integritetin dhe guximin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar pas ndryshimit në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke përgëzuar për punën kryeprokurorin në largim, Altin Dumani, si dhe duke uruar drejtuesin e sapozgjedhur të SPAK-ut, Klodian Braho.


Në deklaratën e saj, Ambasada vlerëson kontributin e Dumanit duke theksuar se integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë.

Më tej, Ambasada thekson se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Brahon.

“Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thekson SHBA.

Ambasada e ShBA në Tiranë:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.

Braho ambasada e shba

Si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK?

-Kryetar Mirela P. BOGDANI          -Klodian Braho

-Zv. Kryetar   Erind GËRMENJI      -Klodian Braho

-Anëtar  Erind MERKURI               -Adnan Xholi

-Anëtar  Erion FEJZULLA               -Elvin Gokaj

-Anëtar  Vatë STAKA                    -Adnan Xholi

-Anëtar  Moisi DUDA                   -Klodian Braho

-Anëtar  Olger EMINAJ               -Klodian Braho

-Anëtar  Ledina RIZA                 -Klodian Braho

-Anëtar  Arta MANDRO              -Klodian braho

-Anëtar  Sokol STOJANI             -Adnan Xholi

-Anëtar  Zeqir HODA                 -Klodian Braho

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme