Të paktën katër kontrata sipas formës me çelësa në dorë kanë rezultuar me punime të pakryera në raport me preventivin e miratuar duke sjellë kështu efekt negativ në buxhet.
Kontrolli i Lartë i Shtetit mori në auditim gjatë këtij viti Ministrinë e Kulturës duke konstatuar se ndërhyrjet në katër kala në vend dhe në Bibliotekën Kombëtare nuk janë kryer konform asaj që është dakordësuar në fillim.
Kontrata e tretë nr.4051/10 prot. datë 23.10.2020 me objekt “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Krujës” , me vlerë 14.2 milionë lekë pa tvsh ka rezultuar me diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 1.7 milionë lekë pa TVSH.
Një tjetër kontratë ishte ajo për “Realizimin me çelësa në dorë të projektit elektrik për ndriçimin e jashtëm të kalasë së Gjirokastrës” , me vlerë 20.4 milionë lekë pa TVSH ku rezultuan diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 1.6 milionë lekë pa TVSH.
Kontrata e fundit e sjellë në vëmendje nga KLSH ishte “Rikonstruksioni i aneksit të Bibliotekës Kombëtare (fondi i Bibliotekës Kombëtare)”, me vlerë 41.2 milionë lekë pa TVSH ku sërish kanë rezultuar diferenca në volume punimesh të pakryera sipas preventivit të miratuar nga investitori në vlerën 551,336 lekë pa TVSH
Në këtë kontekst është rekomanduar që të ngrihet një grup pune i cili do të vlerësojë situatën dhe të mund të kërkojë nga operatorët plotësimin e punimeve të pakryera./Monitor