Klubet e Katarit duan transferimin e Modric, kroati pret të rinovoj me Realin

Luka Modric po shijon muajt e fundit me fanellen e Real Madridit.

Mesfushori kroat ka kontratë me ”mbretërit” deri në muajin qershor, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, ka disa klube nga Katari që duan transferimin e Modric gjatë afatit kalimtar veror.

39-vjeçari ishte i lidhur edhe vitin e kaluar me skuadra arabe, por në fund qëndroi te Reali.

Pavarësisht interesimit të klubeve nga Katari dhe skadimit të kontratës, Modric po e pret klubin madrilen për një kontratë të re, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Modric ka 13 vite që është pjesë e Realit, ku fitoi çdo trofe të mundshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme