Koalicioni Alternativa – Aleanca për Shqiptarët para opinionit publik do të prezantojnë platformën “SHTETËSIA”

Koalicioni opozitar Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, me datë 18 janar 2020 (ditën e hënë), pritet që para opinionit publik të prezantojë platformën e re politike “SHTETËSIA” ku para medieve do të ketë jenë dy kryetarët e koalicionit, Afrim Gashi – kryetar i Alternativës dhe Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Platforma politike e koalicionit AAA – ASH “SHTETËSIA” ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe zhvillimin e debatit publik mbi ligjin e shtetësisë.

Ligji i shtetësisë ka qenë pjesë e programës zgjedhore të koalicionit Alternativa – ASH, me ç’rast kërkohej që çdo qytetarë i lindur dhe që ka jetuar deri në ditën e pavarësisë së shtetit (8 shtator 1991), të ketë të drejtën qytetare për të qenë shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Tema e shtetësisë, javëve të fundit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është bërë temë diskutimi mes pozitës dhe opozitës shqiptaro-maqedonase.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme