Fshati Krushicë e Epërme e Suharekës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të vendit. Burrat e këtij fshati dhe të atyre përreth, vendos të japin gjithçka që tokat e tyre të tokat e tyre dhe populli të mbesin të papreshëm.
Në këtë vend u zhvilluan luftimet e para mes UÇK-së dhe ushtrisë serbe në tërë territorin e komunës së Suharekës.
“Mua më duket si në ditën e parë që ia kam fillu edhe sot njëjtë më vjen. Por, kur të vi tash këtu e shoh lirinë, këtu ka fillu zëri i lirë. Ka qenë zonë e vogël, ka qenë më kilometra sepse i kemi pasë vijat, istikamet dhe ushtarët. Por, kur vi këtu e di që është liria që e kemi arrit”, ka thënë ai në një bisedë për lajmi.net.
Brigada 123, batalioni i dytë në Budakovë dhe togu në Kurshicë të Epërme të Suharekës po merrte formë dhe shpirt, që i dhanë ata që burrërinë e kishin mbi supe.
Kadriaj ka treguar për lajmi.net se gjatë shërbimit në UÇK kishin pasë edhe dasmë.
Koha e arritjes së krushqve në shtëpi po zgjatej, por rruga nuk e marrë nuk u ndërpre.
Mes plumbash e luftimeve të ashpra kishin marrë edhe nuse e kishin bërë dasma.
“Në ofensivën e parë serbët nuk e kanë lënë asnjë mjet aty dhe e kanë pastru mirë vendin, mos me mbet gjurmët. U mundonin që përmes një sajlle me tërhek tanken dhe një ushtar i komandat Kumanovës me snajper nuk i lejojke. I thash lejoj. Ata e tërhoqen, ne kaluam. E morëm nusen dhe e bëmë dasmë pak, por jo si duhet sepse ishin në luftë”, ka rrëfyer ai.



