Koalicioni PDK-LDK sonte merret vesh për zgjedhje, nuk pritet mocioni i NISMA për Kosovën

Skena politike e Kosovës tashmë ka hyrë në një qorrsokak. Sot pritej që kryeministri Isa Mustafa të dërgonte në kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Edhe pse kolegu në koalicion Kadri Veseli ditën e kaluar i kërkoi zyrtarisht Isa Mustafës që ta dërgonte në Kuvend demarkacionin para mocionit të opozitës, ky i fundit vendosi ta dërgojë pas mocionit duke e futur edhe më thellë qorrsokakun e politikës në Kosovë.

Por, burimet e Tribuna Channel nga Partia Demokratike e Kosovës bëjnë të ditur se koalicioni nuk do të ngelë në dorën e NISMA për Kosovën që të rrëzohet por do të kordinohen mbrëmjen e sotme, ose eventualisht nesër për të shkuar në zgjedhje të parfakohshme. “Në këtë mënyrë nuk do të pritet mocioni i opozitës” thotë ky burim pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së që përfundoi pak më parë.

E megjithatë ngelet në pikëpyetje marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Ky burim thotë se demarkacioni do të tentohet të kalojë pas Bashkimi Evropian ka siguruar që brenda 3 muajsh. Por, verisoni i demarkacionit do të jetë i plotësuar me nenin ligjor të kërkesës së 17 deputetëve të LDK-së, pra do të rishqyrtohet pas dy viteve në pikat kufitar ku ka kontestime.

Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar në një takim të përbashkët me Ambasadorin Amerikan Greg Delawie deputetët të këtij subjekti.

“Të nderuar/a, në emër të GP LDK, ju njoftoj se nesër më dt: 09.05.2017, në 11:00h, në zyre të Grupit Parlamentar, mbahet takimi i GP LDK, në takim merr pjesë Kryeministri-Isa Mustafa dhe Ambasadori Amerikan-Greg Delawie, ardhja e obligueshme andaj luteni të më konfirmoni pjesëmarrjen”, thuhet në një mesazh që e ka siguaruar Tribuna Channel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme