Koalicioni qeverisës drejt ‘tkurrjes’, qeveritarët ‘nuk lodhen’ për ikjen e deputetëve

Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinajt momentalisht ka primatin si qeveria me numrin më të vogël të deputetëve, që ndonjëherë ka pasur Kosova.

U krijua me fiks 61 vota, por që numri u zvogëlua më pas.

Kjo pasi partneri i koalicionit qeverisës Lista Serbe, pezulloi pozicionin e vet në institucionet shtetërore, duke bërë që qeveria e Haradinajt të tkurret në numra.

Por kësaj qeverie tani po i rrezikohet edhe një votë.

Është deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ai i cili ka paralajmëruar largimin nga kjo parti, rrjedhimisht nga koalicioni, për të iu bashkuar partisë opozitare të Albin Kurtit.

Mirëpo, ikja e Labinot Tahirit, njëjte sikurse ajo e Listës Serbe, sipas Qeverisë Haradinaj nuk paraqet problem për ta.

Kjo ngase sipas tyre, qeveria po i kryen punët në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se numrat nuk janë të rëndësishëm.

Nga qeveria thonë se ata nuk rrezikohen nga një numër por nga cilësia, e që sipas tyre kjo qeveri ka punuar mjaftueshme për ta dëshmuar cilësinë.

Në një përgjigje që zyra e kryeministrit i ka dhënë Gazetës Blic, thuhet se lëvizjet politike, janë e drejtë e secilit deputet, por se ato nuk e rrezikojnë qeverinë.

“Është e drejtë e deputetit që sipas ndërgjegjes së tij të lëviz politikisht, por Qeverinë nuk e rrezikon një numër, mirëpo cilësia e qeverisjes.

Qeveria Haradinaj me nivel të lartë zbatueshmërie po i kryen obligimet e veta ligjore dhe kushtetuese”  i ka thënë Gazetës zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi.

Problem ‘tkurrjen’ e Qeverisë nuk po e she as nënkryetari i AAK-së, njëherë ministër i Infrastrukturës Pal Lekaj

Ai ka thënë se Qeveria e ka mazhorancën e vet dhe se vazhdon të jetë stabile

“Qeveria është stabile dhe po i kryen detyrat e saj konform obligimeve dhe rregullave. Stabiliteti qeverisës është në formën me të mirë të vet”, ka thënë Lekaj në një prononcim për Gazetën Blic.

I pyetur nëse këtë stabilitet do ta rrezikoj largimi edhe i një deputeti tjetër nga koalicioni, Lekaj ka thënë se është i sigurt në qeverisje të denjë të kësaj qeverie deri në fund të mandatit të saj.

“Qeveria do të vazhdojë të funksionojë ashtu si deri tani edhe tutje deri në fund të mandatit. Qeveria e ka mazhorancën e vet.” ka thënë ai.

Mirëpo opozita po e vlerëson si jo kredibile këtë Qeveri, edhe në mungese numrash, por edhe si qeveri me vendime të dëmshme.

Deputetja e VV-së, Drita Millaku duke fol për Gazetën Blic ka thënë se sa më shumë që po zvogëlohet qeveria, dëmet janë më të mëdha.

“Kjo qeveri nga fillimi  ka pas numër re vogël, dhe çdo ditë e më shume po pakësohet por demet janë aq të mëdha dhe te pa rikorperueshme.

Këtë qeveri dua ta krahasoj me një metafore  edhe helmi mbahet në shishe të vogël por të mbyt. Edhe puna e kësaj qeverie edhe e vogël shumë në numra por shumë e dëmshme dhe  e rrezikshme . Për sa kohe qe këta qëndrojnë dëme do të bëhen edhe më të mëdha, kjo është arsyeja që duhet të bjer kjo qeveri dhe vendi të shkojë në zgjedhje.” ka thënë Millaku.

Koalicioni qeverisës ka këtë përbërje

Partia Demokratike e Kosovës me 23 deputetë

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës me 11 deputetë

Nisma për Kosovën me 6 deputetë

6 plus me deputetë

Lista Serbe me 10 deputet (të pezulluar)

Dy deputetë pa Grup Parlamentar

Labinot Tahiri dhe Islam Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme