Koalicioni Qeverisës intensifikon kontaktet me Listën Serbe për demarkacionin

Pas arritjes së konsensusit të plotë mes partive politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për votimin “pro” Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, Koalicioni Qeverisës ka intensifikuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje të tillë edhe me Listën Serbe.

Burime të Lajmi.net thonë se liderët e koalicionit qeveritar tashmë kanë shtuar kontaktet me Listën Serbe, në mënyrë që ta bindë për votimin e demarkacionit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që është caktuar për këtë të mërkurë.

Koalicioni Qeveritar, bashkë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë afruar numrat e nevojshëm të votave për kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, por ndërkohë duhen së paku edhe katër vota – të cilat pritet të sigurohen nga Lista Serbe.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar kundër Marrëveshjes së Demarkacionit, votimi i së cilës i hapë rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Të mërkurën, kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, vendin pritet ta vizitojë Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme