
Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski dha dorëheqjen nga pozicioni i tij këtë mëngjes, pak para fillimit të debatit parlamentar për shkarkimin e tij.
“Që nga fillimi, kam pohuar se procedura për shkarkimin tim është vendim politik. Prandaj, sot kam paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i Prokurorit Publik…Unë po largohem nga funksioni por besoj se Prokuroria posedon kapacitet institucional që të punoj në mënyrë të paanshme dhe objektive, sepse institucionet janë më të mëdha se individët, ndërsa drejtësia patjetër të jetë më e madhe se politika”, deklaroi Kocevski.
Ndryshe në seancën e sotme plenare deputetët duhej të shqyrtonin propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit.




