Koci: Në asnjë mënyrë nënën e Faton Hajrizit nuk e dërgoj në Serbi

Avokati Arianit Koci sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se do të gjejë një zgjidhje për ta dërguar pështymën e nënës së Faton Hajrizit, në Serbi.

Por, është shprehur se nënën e Fatonit, nuk do ta dërgojë atje në asnjë mënyrë, përcjell Klankosova.tv.

“Këto dy-tri ditë duhet të gjejë zgjidhjen si do t’ia bëjë më pështymën e nënës, pra në asnjë mënyrë, nënën e Fatonit nuk e dërgoj në Serbi, as nuk i rekomandoj të shkoj, as nuk dëshiron të shkojë ajo vet”.

“E kam krijuar një momentum të tillë që unë jam bashkëpunues dhe nuk dua t’ia lë hapësirën Serbisë të thonë “nuk e keni sjellur pështymën, hajt ditën e mirë”, jo unë pështymën do t’ua dërgoj”, është shprehur ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme