Kocijançiç: AKS sipas ligjeve të Kosovës

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme Maja Kocijançiç ka porositur sot se Asociacioni i Komunave serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Në pyetjen e agjencisë serbe të lajmeve tanjug nëse projekt statusi i AKS-së do të hartohet sipas Marrëveshjes së Brukselit, e cila, siç thotë kjo agjenci, parasheh ingerenca më të mëdha për serbët e Kosovës, apo sipas Kushtetutës së Kosovës e cila, sipas tanjugut, këto ingerenca i ul në nivel të organizatave joqeveritare, në Bruksel thonë se AKS do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës.

Në selinë e BE-së kanë shtuar se nuk është çdo gjë bardhë e zi, sepse Kushtetuta e Kosovës ka verifikuar disa gjëra nga Marrëveshja e Brukselit që kanë të bëjnë me formimin e AKS-së.

“Asocicioni… do të formohet sipas jurisprudencës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja paraprake ka qenë në përputhje me Kushtetutën”, citohet të ketë thënë Kocijançiç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme