Kocijanciç: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga Kosova

 

Shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet kryesisht nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë për “Tanjug”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka kërkuar nga kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, qasje të përshpejtuar të pranimit të Serbisë në BE.

Kur pyeti për kushtet e këtij përshpejtimi, në Komisionin Evropian thonë se si kusht kryesor mbetet Kapitulli 35 për normalizimin e raporteve me Prishtinën, transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se BE ka konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor e cila, sipas saj, është në interes të vetë BE-së.

“Përpjekjet për reforma në Serbi kanë nisur të shpaguhen, gjë që shihet me rritjen e investimeve të huaja”, ka shtuar Kocijancic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme