Kocijançiq kërkon që Kosova ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin

Bashkimi Evropian pret zbatim të plotë të të gjitha marrëveshjeve në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit duke përfshirë edhe marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq në prag të fillimit të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Si gjithmonë, dhe për një kohë të gjatë, ne presim zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në dialog. Kjo vlen për çështjen e marrëveshjes së Asociacionit, si dhe marrëveshjeve të tjera, të tilla si energjia. Kjo është pritja jonë. Puna në këtë kuptim është intensifikuar. Këto takime në ditët e ardhshme janë një dëshmi konkrete se ne po punojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme