Kocijançiq: Nuk jemi në dijeni që Prishtina ka vënë kushte të reja për dialog

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme, Maja Kocijançiq ka thënë se Komisioni Evropian nuk është informuar për dokumentin e Prishtinës në të cilën kërkohen kushte të reja në dialogun me Serbinë.

“Fokusi i dialogut në parim është i pajtuar, i marrë vesh. Qëndrimi i qartë i Bashkimit Evropian është që marrëveshjet e pranuar dyanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të impementohen, pasi që kjo është ‘dialog dhe asgjë më shumë’”, ka thënë ajo, transmeton lajmi.net

Kocijançiq ka konfirmuar se për zhvillimet më të reja për dialogun në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, sigurisht përmes telefonit do të bisedojnë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Zyrtarët e BE-së e kanë thënë këtë me rastin e kushteve të reja të Kosovës të cilat dje u plasuan në media, në mesin e të cilëve është edhe detyrimi i njohjes së Kosovës nga Serbia si kusht për hyrjen e kësaj të fundit në BE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme