“Kod”: Dhëndri i Ali Ahmeti, biznese milionëshe në Maqedoni

Gazetar: Mefail Ismaili

Dyshimet për përfshirje në krim dhe korrupsion të familjarëve të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti po dalin për çdo ditë. Pas çdo informacioni të ri, shtohet edhe lista e një familjari tjetër të kreut të BDI-së. Së fundi emisioni investigativ “KOD” zbulon pemën e kompanive të familjarëve të Ali Ahmetit, të cilët janë të përfshirë në biznese në Maqedoni, disa prej të cilave përfitojnë edhe tenderë shtetëror. Përveç nipërve dhe djalit të Ahmetit, “KOD” zbardh edhe kompanitë e dhëndrit dhe vajzës së kreut të BDI-së.

“Trungu i familjes Ahmeti është plotësuar edhe me një peron. Ky është Kushtrim Smajlaj, dhëndër i Ali Ahmetit. Edhe ai ka një listë me firma. Vjen nga Gjakova, Kosovë…. Nëse këtë emër e vendosni tek kërkuesi i rrjeteve të biznesit, por si person fizik, do të shfaqen disa firma pronar i të cilave është ai. Është regjistruar në adresë në Kisella Vodë nën emrin DGNSS Menaxhment Konsultin DOO, filiali Shkup, ndërsa Kushtrimi është pronar bashkë me Uskanën, vajzën e Ali Ahmetit”.

Emisioni KOD zbulon të gjithë rrjetin e bizneseve të familjes së liderit të BDI-së, duke treguar se sa kompani zotërojnë por edhe veprimtarinë e tyre. Fillimisht shpjegon se Drin dhe Besian Ahmeti, janë djemtë e vëllait të Ali Ahmetit, Fekriut. Drini është pronar i më shumë kompanive dhe atë “Thor Industris”, kompani për zhvillimit të projekteve të ndërtimit me një filial këshillimi kompjuterik. Pronar i “Everest JD” e cila merret me inxhinieri ndërtimi, ka licencë për shfrytëzimin e burimeve minerale dhe licencë për hidrocentral.

Drin Ahmeti bashkë me vëllain e tij Besinanin dhe me kushëririn Shkumbinin, djalin e Ali Ahmetit është edhe pronar i “Helios Plant” dhe “Potham Plant” të cilat janë kompani të prodhimit të energjisë elektrike. Sipas emisionit KOD, Besiani tashmë është diplomat i dërguar në Bruksel nga ministrat e BDI-së Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi për të mbledhur investime.

Ndërsa djali i kryetarit të BDI-së, Shkumbin Ahmeti, është pronar edhe i disa kompanive të tjera dhe atë i kompanisë së prodhimit të energjisë elektrike Helios Plant, si dhe ka kompaninë “Architektas project studio – Zajas”. Ai hyn në biznesin e energjisë elektrike me kompaninë “Theas Energy”, dhe përmes asaj kompanie hyn edhe në kompanitë “Mega Power” së bashku me një izraelit dhe një indian. Djali i Ali Ahmetit, javën e kaluar, përmes kompanisë “Energy” ka marrë aksione në kompaninë “Mega S Power”, e cila është regjistruar zyrtarisht në Regjistrin Qendror.

Skandalet e njëpasnjëshme për nipërit dhe fëmijët e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti u shfaqën pasi u bë e ditur në opinion se nipi i tij, Drin Ahmeti, pa investuar asnjë qindarkë, në bashkëpunim me investitor nga Shqipëria kanë blerë Qendrën tregtare Soroavia në Qendër të Shkupit. Drini u bë bashkëpronare me 39% të aksioneve të këtij objekti afarist pa investuar asnjë qindare, ndërsa fiton kapital prej dhjetëra milion euro. Në emisionin KOD zbuluan informata ndryshe nga ata që u thanë në konferencë për shtyp nga pronari i Soravias dhe pronarët e rinj. KOD nxjerr dokumente ku thuhet se në vitet e fundit, Q.T. Soravia ka punuar me fitime që mbulojnë kredinë dhe shpenzimet tjera të saj. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme