Kodi Zgjedhor dështon, partitë përplasen për përgjegjësinë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Një ditë pasi vendi dështoi të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në afatin e paraparë, partitë politike kanë vazhduar me akuza dhe kundër akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e procesit. Nga koalicioni qeverisës, thonë se opozita e bllokoi miratimin e Kodit Zgjedhor për interesa politike. Sipas Valentin Manasievskit nga VMRO, LSDM-ja, BDI-ja dhe E Majta synojnë që në ciklin e ardhshëm zgjedhor të paraqiten si viktima, prandaj nuk e mbështetën ligjin.

“Frika nga humbja në zgjedhje, e cila është më se e dukshme, bëri që këto tri parti politike të bashkohen dhe të bllokojnë një nga ligjet më të rëndësishme për partitë politike. Edhe pse, si kurrë më parë, kishte hapësirë për konsensus dhe gatishmëri nga Qeveria, ato zgjodhën obstruksionet. Edhe pse, si kurrë më parë, kanë një parti në pushtet që u thotë: “Merruni vesh për çfarë të doni dhe pikërisht ajo do të pranohet, ata e refuzuan këtë”– deklaroi Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

Por LSDM-ja thekson se pikërisht për shkak të politikës së izolimit nga ana Mickoskit, bllokimit të reformave dhe pengimit të rrugës evropiane, Maqedonia po humbet miliarda euro para evropiane.

“ Nuk humben 4 milionë euro për shkak të Kodit Zgjedhor, miliarda euro humben, qëllimi strategjik humbet, e ardhmja humbet për shkak të rrugës së bllokuar evropiane. Qytetarët e Maqedonisë po paguajnë një çmim shumë të lartë…VMRO qëllimisht e shtyu Kodin Zgjedhor me dispozita kundërthënëse mbi mashtrimin zgjedhor përmes votave nga diaspora, me qëllim që të krijonte iluzionin se opozita po bllokon rrugën evropiane”– tha Keti Shtjerova nga LSDM.

Kodi Zgjedhor duhej të miratohej me konsensus të gjerë politik. Por partitë dështuan në harmonizimin e qëndrimeve sidomos rreth mënyrës së votimit të diasporës, ndërsa afati skadoi mbrëmë në mesnatë./ Alsat.mk

The post Kodi Zgjedhor dështon, partitë përplasen për përgjegjësinë appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme