Kodi Zgjedhor mbetet i bllokuar, pengesa kryesore votimi i diasporës

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Komisioni për Sistem Politik ku duhet të debatohet mbi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me gjasë do të mblidhet pas pushimeve verore. Kjo pasi nevojitet kohë për arkivimin dhe përkthimin e mbi 13 mijë amendamenteve të opozitës maqedonase.

LSDM dhe e Majta në këtë mënyrë po tentojnë ta mbajnë të bllokuar Kodin Zgjedhor. Nga LSDM thonë se diaspora voton edhe tani, por siç shprehen po pengojnë Mickoski ti vjedhë 200 mijë vota.

“Besoj se pas vazhdimit të seancës do ti tregojmë në Kuvend të gjitha vërejtjet tona, jo vetëm për votimin elektronik të diasporës por edhe për ankesat por edhe për gjithçka që nuk është sjellë me konsensus në grupin e punës”, deklaroi Jovana Trençevska nga LSDM.

Me këto nndryshime, sipas partisë së Apasievit, do të fitojnë vetëm partitë më të mëdha

“Me shtyrjen e qëllimshme të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ngelet në fuqi modeli ekzistues i cili më së shumti u përshtatet partive më të mëdha. Ai e mban garën të pa barabartë zgjedhore dhe mundëson që E Majta në zgjedhjet e ardhshme të ngelet partia e vetme parlamentare e cila do të përjashtohet nga mjetet për reklamim”, thonë nga E Majta.

Por kryeministri Mickoski thotë të kundërtën. Sipas tij, në diskutimet në grupin e punës është pranuar gjithçka por në moment të fundit E Majta nuk i ka nënshkruar konkluzionet.

“Kur LSDM ishte në pushtet, me qeverisjen e saj katastrofale detyroi qytetarët tanë të kërkojnë fatin jashtë vendit e tani i dënon për herë të dytë i dënon duke mos i lejuar të votojnë. Gjithçka ishte e kryer për Kodin Zgjedhor, në moment të fundit E Majta refuzoi të nënshkruaj edhe pse pranuam gjithçka që kërkuan, pranuam edhe financimin në fushatë, pranuam të ndryshojë mënyra e votimit, mënyra e dorëzimit të ankesave por linja jonë e kuqe është votimi i diasporës”, u përgjigj kryeministri Mickoski.

 Ndonëse u diskutua gjatë, modeli zgjedhor mbetet i njëjti me gjashtë zona dhe nuk u kalua në një zonë zgjedhore pasi nuk pati pajtim mes partive për censusin në zgjedhje./Alsat.mk.

The post Kodi Zgjedhor mbetet i bllokuar, pengesa kryesore votimi i diasporës appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme