Rubini i Maqedonisë së Veriut synon të marrë një identitet më të qartë në treg, përmes mbrojtjes së origjinës dhe veçorive që e dallojnë atë nga gurët tjerë të çmuar. Procesi tashmë është në fazën e formalizimit institucional me synimin që ky burim natyror të kthehet në një produkt me vlerë të njohur edhe përtej vendit.
“Rubini është pjesë e trashëgimisë sonë natyrore, ka origjinën e vet, vetitë e veta specifike dhe historinë e vet. Obligimi ynë është ta shndërrojmë atë vlerë natyrore në një produkt të njohur dhe të mbrojtur. Në vitin 2025, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, në koordinim me Shërbimin Gjeologjik, për herë të parë nisi iniciativën për mbrojtjen institucionale dhe ligjore të rubinit si tregues gjeografik. Bazuar në këtë dokumentacion, në maj të këtij viti, kërkesa u paraqit në Zyrën Shtetërore të Pronësisë Industriale, e cila më 17 qershor nxori një vendim me të cilin emri gjeografik “rubin maqedonas” mori mbrojtje ligjore.” – Sanja Bozhinovska, Ministre e Energjetikës. / Alsat.mk
The post Koha e rubinit: Maqedonia nis zyrtarizimin e gurit të çmuar për tregun botëror! appeared first on Alsat.



