Koha kur Obama tallej keq me Donald Trump (Video)

Në vitin e tij të tetë dhe të fundit në Darkën vjetore me korrespondentët në Shtëpinë e Bardhë, kandidatët presidenticalë ishin vënë në shënjestër të shakave nga Barack Obama, raporton Sakte.net

Asokohe, kundër-kanditati Republikan, tani president i SHBA – ve, Donald Trump, i cili rregullisht merrte pjesë në darkë gjatë viteve të fundit, kishte munguar në darkën e fundit.

“Jam paksa i lënduar që ai nuk është këtu sonte. Sa shumë u kënaqëm herën e kaluar. Dhe është befasuese! Kemi një dhomë të mbushur me gazetarë, yje të famshme, kamera, e ai thotë jo. A ndoshta kjo darkë nuk përkon me shijet e Donaldit? A thua çfarë është duke bërë tani, në vend të vinte këtu? Mos është në shtëpi duke ngrënë biftek, apo duke shkruar komente fyese në rrjetet sociale për kancelaren Angela Merkel”, – ka thënë ndër të tjera Obama, gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve të pranishëm në atë darkë.

Obama kishte shtuar se republikanët nuk besojnë se Trump është i nominuari më i pëlqyer. Ai ka përmendur komentet se Trump nuk e ka përvojën e duhur në fushën e politikës së jashtme për t’u bërë president, dhe ka shtuar me tallje se Trump ka kaluar me vite të tëra duke u takuar me liderë nëpër botë, si p.sh.: Miss Suedinë, Miss Argjentinën, Miss Azerbajxhanin.

Por, 9 muaj më vonë, Obama do të detyrohej t’ia lëshonte Shtëpinë e Bardhë pikërisht njeriut me të cilin u tall gjatë kohës sa ishte president i SHBA’ve./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme