Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup në lëndën “Kojoti” dha urdhër me të cilin niset procedurë hetimore kundër 16 personave, njoftoi sot Porkuroria Publike.
“Procedura hetimore zbatohet për shkak të ekzisimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale organizim të grupit dhe nxitje për kryerje të veprave trafikim me njerëz, trafikim me minorenë dhe kontrabandim me migrantë nga neni 418 – paragrafi 1. Kontrabandim nga neni 237 paragrafi 4, me paragrafin 1, Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullin të drogave narkotike, supstancave narkotike dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 3 me nenin 1 dhe Përpunim i palejuar, bahskëpunim dhe trafikim me armë apo materie spëraktëse nga neni 396 paragrafi 2 me nenin1 dhe neni 22 nga Kodi Penal”, theksohet në kumtesë.
Të dyshuarit, siç thonë nga Prokuroria, një periudhë të gjatë kohore si grup në mënyrë të organizuar ka kryer pranimin dhe transportimin e migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë nga Republika e Greqisë drejtë Republikës së Serbisë.
Në suaza të hetimit Prokuria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka kërkuar nga gjykatësi kompetent të caktojë masën paraburgim kundër nëntë personave.
Deri në këtë moment, siç informojnë nga Prokuroria, procedura është përfunduar kundër tre personave dhe u është caktuar masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa për të tjerët procedura është në vijim.