Kokaina e kapur në Durrës “shkon” në Ekuador, Kolumbi dhe Panama

Prokuroria e Krimeve te Renda nisi tre letër porosi në shtetet që janë dhe furnizueset kryesore me kokainë të tregjeve botërore.

Dosjet u dërguan në Ekuador, Kolumbi dhe Panama, për të marrë më shumë informacion për të gjitha ngarkesat e kompanisë shqiptare “Arbri Garden”.

Prokuroria shqiptare kërkon nga autoritetet e këtyre vendeve që të japin të dhëna jo vetëm mbi ngarkesat, por edhe mbi çdo rast të dyshimtë që mund të jetë evidentuar gjatë kontrolleve të kontenierëve me banane, me destinacion Shqipërinë.

Verifikimet në këtë linjë po bëhen për të hedhur dritë mbi të kaluarën e kompanisë në pronësi të Arbër Çekaj, person i shpallur në kërkim që pas zbulimit në kontenierin e porositur prej tij, të 613 kilogramëve kokainë.

Ndërkohë kontrollet që janë bërë në dogana dhe në dokumente të tjera biznesi të formës, kanë konstatuar me qindra rrugë që janë bërë nga shtetet e Amerikës Qendrore drejt portit të Durrësit.

Policia verifikoi nga ana tjetër edhe ambientet e biznesit që disponon “Arbri Garden”, në Elbasan dhe në Kashar të Tiranës.

“Arbri Garden” u krijua në 3 maj te vitit 2012  dhe megjithë gamën e gjerë të aktiviteteve të shënuara në regjistrin e qendrës kombëtare të regjistrimit, aktiviteti kryesor ka qenë importi i frutave ekzotike.

Vetë pronari i kompanisë mohoi të ketë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndërkohë, të arrestuar për çështjen deri më tani janë shoferi Armando Pezaku dhe administratori Donald Lushaj.

Vlera e kokainës llogaritet në 180 milionë euro, ndërkohë që mister kanë mbetur porositësit dhe garantët e saj.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme