Policia italiane ka arrestuar 21 persona në një operacion të madh në Romë, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës. Armë dhe drogë u sekuestrua gjatë operacionit.
Por sipas mediave italiane, mes 21 të arrestuarve është edhe mbesa e Federica Mogherinit.
Ajo quhet Gaia Mogherini, dhe është vajza e vëllait të Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme.
Vajza, 28 vjeçare, është lënë në arrest shtëpiak me akuzën për posedim të lëndëve narkotike.
Gaia Mogherini edhe në tetor të vitit 2016 u arrestua për të njëjtën akuzë./Panorama