Kokëdhimbje për Milanin, i lëndohet ylli i ekipit

Ante Rebic ka pësuar një lëndim.

Milani pësoi një humbje shqetësuese 3-0 ndaj PSV-së në miqësoren e tyre të fundit të vitit 2022 dhe akoma më frustruese ishte humbja e Ante Rebic për shkak të lëndimit.

‘Kuqezinjtë’ hyjnë në gjysmën e dytë të sezonit në vendin e dytë në tabelën e Serie A, tetë pikë prapa liderit të ligës Napoli.

Muajt e parë të këtij viti do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Stefano Pioli dhe skuadrën e tij, të cilët duhet të fillojnë të kompensojnë terrenin e humbur nëse duan të ruajnë ndonjë shpresë për të mbrojtur Scudetton e tyre.

Siç theksohet nga ‘Gianluca Di Marzio’, humbja e Milanit ndaj PSV-së kishte më shumë pasoja sesa thjesht një goditje për krenarinë e tyre, me Rebic që u detyrua të largohet me lëndime.

Sulmuesi kroat pësoi një problem me aduktorin e kofshës së majtë gjatë humbjes 3-0, duke e vënë në dyshim për përballjen me Salernitanën këtë javë.

Mbetet të shihet se sa gjatë do mungoj ai për ‘Rossoneri’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme