Kolegjet private pritet ‘ta vërshojnë’ tregun me mjekë

Në Kosovë janë dhjetëra specialistë të mjekësisë pa punë përderisa numri i mjekëve në treg pritet të jetë edhe më i madh, pasi disa nga kolegjet private kanë kërkuar rritjen e numrit të studentëve në Drejtimin e Mjekësisë dhe të Infermierisë. Kundër rritjes së numrit të studentëve në Mjekësi kishte qenë ish-anëtari i Bordit të Këshillit Shtetëror të Agjencisë Kosovare për Akreditim, Lul Raka, i cili ka deklaruar se nuk pajtohet që arsimi i lartë në shëndetësi të duket, siç thotë ai, një “biznes qebaptoresh”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Lul Raka kishte qenë kundër kërkesës së kolegjeve private për rritjen e numrit të studentëve në Drejtimin e Mjekësisë dhe të Infermierisë, duke bërë të ditur se nuk pajtohet që arsimi i lartë në shëndetësi të duket, siç thotë ai, “një biznes qebaptoresh”.

Këto komente Raka i kishte bërë menjëherë pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuar ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyqit, që ta shkarkojë Bordin e Këshillit Shtetëror të Agjencisë Kosovare për Akreditim.

Edhe ish-anëtarja tjetër e këtij Këshilli Mirlinda Batalli, ligjëruese në Fakultetin Juridik të UP-së, thotë se ndihet e fyer për etiketimin e saj dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit si “jo kompetentë, pa kredenciale akademike dhe etike”.

Ajo e ka quajtur arsyetimin për shkarkim të Bordit të mangët dhe konfuz prej dy rreshtave, i cili, sipas saj, nuk përmban asnjë konstatim të gjendjes faktike dhe juridike. Megjithëkëtë, reagimi i tyre është pasuar me heshtje nga Qeveria.

Ndërkaq në njërin nga kolegjet private, kolegji AAB, që përmendet në komentin e Rakës në kërkesën për rritjen e numrit të studentëve në konkursin pranues, thonë se kishin plotësuar kushtet për këtë zgjerim…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme