Rritet interesimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre. Pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive për shpalljen e epidemisë së kollës së keqe dhe mospranimin në çerdhe të fëmijëve të pavaksinuar, është trefishuar interesimi për vaksinim.
Nga pika e vaksinimit në poliklinikën Bukuresht thonë se numri më i madh i të interesuarve është për fëmijët që nuk kanë marrë dozat e vaksinave në kohë.
Ndërkohë sipas të dhënave të sistemit “Termini im”, vetëm për 5 ditë, në Shkup janë dhënë gjithsej 1421 doza të vaksinës DI-TE-PER, apo trefish më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Gjithë janarin kemi rritje të numrit krahasuar me muajin dhjetor. Domethënë që kur filloi epidemia në Serbi, në të gjithë janarin kishim rritje të numrit, dikun dyfish më shumë. Megjithatë në mënyrë intensive prej 9 shkurtit, prej të premtes së kaluar, numrat janë për trefish ose katërfish më të larta. Domethënë vetëm të premten kemi vaksinuar 120 fëmijë, të shtunën rreth 70, dje poashtu 120, sot deri në këtë moment rreth, numri është rreth 40”, tha Sanja Cilevska Mlladenovska, Specialist Pediatër “Bukuresht”./ Alsat.mk