Koloneli i FSK-së refuzoi 30 mijë euro, gjesti fantastik shtangu japonezët

Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, refuzoi 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti japonez.

Kjo pasi gjatë ushtrimeve, koloneli lëndoi meniskusin e këmbës dhe japonezët i ofruan për ta dërguae për shërim në ndonjë klinikë japoneze, duke i thënë që sipas kontratës i takojnë 30 mijë euro dëmshpërblim.

Ai nuk pranoi dëmshpërblimin, me arsyetimin se në Japoni ka shkuar të marrë dije e jo dëmshpërblim. Nga ky gjest i tij, japonezët janë befasuar dhe e caktuan menjëherë në pozitën e udhëheqësit të ushtarëve pjesëmarrës nga mbarë bota.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ejupi shpjegoi gjithçka pse e mori këtë vendim.

“Jam lënduar gjatë një trajnimi që ka qenë për ekipin e kërkim-shpëtimit. Kur kam shkuar në fillim në Japoni, atje duhet të nënshkruash një dokument që nëse lëndohesh, duhet të shpërblehesh.

Unë i kam thënë jo që të vazhdojë qoftë me një këmbë. I thash unë trajnimin do ta vazhdojë dhe në kos do kthehem me certifikatë jo me para. Unë kam qenë i pari nga Kosova në Japoni dhe kjo gjë më ka shërbyer pasi edhe kur jam kthyer këtu jam pjesë e FSK-së dhe kam ndihmuar si në rastin e përmbytjeve në Shkodër.

Edhe më shumë se 30 mijë euro të ishte, synimi ishte të mos kthehesha në Kosovë me lekë, po i certifikuar. Ata shkelën procedurat se japonezët nuk pyesin shumë për të tilla raste dhe më lejuan ta vazhdoja trajnimin”, rrëfeu ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme