Izraelitët të cilët pushtuan tokat palestineze dogjën 6 shtëpi dhe një automjet në fshatin Merajim të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.
Kryetari i komunës Duma të qytetit Nablus, Suleiman Devabisheh në deklaratën e tij për Anadolu tha se dhjetëra kolonë izraelitë dogjën 6 shtëpi dhe një automjet në fshatin Merajim.
Ai theksoi se kolonët izraelite në fjalë dogjën tërësisht shtëpitë. “Pas sulmit izraelit mes fshatarëve dhe kolonëve izraelitë pati një përleshje”, tha Devabisheh.