Komandant Sokoli: Begu dhe Mirsadi u vranë pas arrestimit nga shërbimi sekret

Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë ekzekutuar nga shërbimi sekret pas dorëzimit për ti heshtur, pasi nuk kanë pranuar mito prej 5 milionë eurove, dhe këtë e kam parë me sytë e mi, thotë Komandant Sokoli. Gjatë fjalëve përfundimtare që po thuhen në gjykim, Sami Ukshini siguroi se ekzekutimi ka ndodhur më 9 maj pasi atëherë ishte edhe fundi i luftimeve dhe se shkak kishte qenë rezistenca e liderëve të ndjerë të cilët nuk kanë pranuar të shiten, por kanë dashur të vazhdojnë me misionin e filluar kombëtar. Sokoli madje tregoi se ekziston një incizim, pa saktësuar a është video ose audio ku shihet tregëtia që shërbimi sekret ka dashur ta bëjë me liderët e grupit.

“Nëse them se kemi incizime të atyre dy djemve kur ju keni ofruar para, 5 milionë euro, por nuk kanë pranu, dhe i keni ekzekutu? Ora 21:30 Begu, Mirsadi, Valoni e të tjerët. E them publikisht se ata njerëz janë ekzekutuar. E dini prej kujt. Prej shërbimit të presidentit dhe atë shërbimin që e ka kontrollu ish kryeministri Nikolla Gruevski”, deklaroi Sami Ukshini, i akuzuar, raporton SHENJA.
Ky fjalim e irritoi gjykatësen Verka Petrovska, e cila fillimisht nuk deshi ta lejojë Ukshinin që të vazhdojë me fjalimin, por me insistim të avokatëve dhe pjesëtarë të grupit, Sokoli vazhdoi me denoncimet.

“Ju jeni një mekanizëm tjetër kriminel i shtetit kriminel që dëshiron të na dënojë për terrrorizëm. I keni vrarë fëmijët në Smillkovcë për t’i akuzuar shqiptarët, me ndihmën e serbëve”, tha Ukshini.
“Mjaft ju durova heshtni, ju durova të më ofendoni mua e tani edhe shtetin. Nëse nuk flisni për rastin ndaloni. Si dolët tani tek ‘Monstra’”, deklaroi Verka Petrovska, gjykatëse.

I akuzuari Genci Sefaj kërkoi akuzoi pushtetin e kaluar për orkestrimin e rastit dhe vrasjen e pjesëtarëve nga dy palët dhe ironizoi me akuzat e prokurorisë se disa prej pjesëtarëve kanë ardhur të luftojnë për para e disa për politikë.

“Kush janë ato persona e kush do t’i paguante. Kush janë sponsorizuesit. Duam ta dimë se kush na ka borxh se unë nuk fal lehtë borxhin. Dy vjet vij në gjykatë dhe ende nuk mund ta gjej veten se në cilin grup bëj pjesë, politik apo financiar. Të gjithë e dinë se këtu ka vetëm një organizator i cili na vrau edhe neve edhe policët. Ai grup ka qenë në pushtet. Ju patët një shancë për ta korrigjuar këtë padrejtësi të madhe. Pasojat e kësaj çorbe që e provuam e u përgatitën nga kuzhina e shërbimeve sekrete”, deklaroi Genci Sefaj i akuzuar.

Për dallim prej shokëve të tij, i akuzuari Landrit Rrustemaj denoncoi keqtrajtim në burg dhe kushte mizore duke kujtuar se prej 24 orëve që i kalon në qeli në ditë, vetëm 29 minuta ka të drejtë të dalë jashtë qelisë. Ai dyshon se po i hakmerren gardianet pasi siç tha, nuk i blen telefonat që ata i shesin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme