EULEX ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të lidhur me mashtrim dhe ushtrim të prostitucionit. Dy nga të akuzuarit janë emra të njohur në rajonin e Mitrovicës e Drenicës, kryesisht për aktivitetin në luftë, e aktivitetit ilegale pasluftës, shkruan gazetametro.net.
Ish-komandanti i UÇK’së, Vesel Aruqaj është nga Drenica dhe ka qenë komandant i UÇK’së. Metro mëson se paslufte ka qenë pronar i disa kafiterive në rajonin e Mitrovicës ku ka pasur muzikë ‘live’ dhe në të cilat është zhvilluar prostitucion. Aruqaj njihet me nofkën ‘Rambo’.
Aruqaj njihet si njeri me ndikim te politikanët, e sidomos tek krerët e organizatave të dala nga lufta. Këtu ka buruar edhe mundësia për të bërë presion për të lëshuar pensione invalidore, për çka po akuzohet sot.
Sheremet Jashari ishte ushtar i UÇK’së, e paslufte s’është që hoqi dorë nga veprimtaritë ‘ushtarake’. Ai njihet si komandant i organizatës ilegale AKSH, dhe mban nofkën ‘Kobra.
Në luftë ‘Kobra’ ka humbur të dy prindërit, ndërkohë pas luftës aktiviteti i tij, siç mëson Metro nga Policia, ka qenë criminal.
Para tri vitesh ishte arrestuar në Fushë Kosovë, ku ishte kapur me 12 kilogramë eksploziv. ‘Kobra’ ka vazhduar deri ditët e fundit marrjen me prostitucion, për çka edhe akuzohet sot.
Ndërkaq, edhe katër emra të tjerë ndodhen në listën e të akuzuarve. Bëhet fjalë për Franqesk Selmanajn, Bajram Sinanin, Avdullah Ramën dhe Naser Veselin, i cili është kusheri jo shumë i afër i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.
Ndryshe, ndaj këtyre gjashtë personave sot është ngritur aktakuzë nga EULEX për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe aranzhim të prostitucionit./gazetametro.net