Komandantja e Adem Grabovcit (Foto+Video)

Ajo është shfaqur rrallëherë në publik, mirëpo emri i saj është lakuar shpesh në media. Së fundmi, bashkëshortja e udhëheqësit të grupit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci është në qendër të bisedave të përgjuara të cilat zhvillohen midis bashkëshortit të saj dhe ish sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashit, shkruan portal Sakte.net

Ilhami Gashi e kishte në tavolinë kontratën e bashkëshortes së Adem Grabovcit të cilën do ta nënshkruante.

Me këtë akt formal, Adem Grabovci do të merrte “nota pozitive” tek gruaja, e cila do të zinte një pozitë të lartë në kompaninë publike “Ibër-Lepenci”, që drejtohej nga Hajdar Beqa, një mik i ngushtë dhe bashkëpartiak i Grabovcit.

“Unë po mundohna me qenë shumë racional. Edhe të hënën bashkëshortes tonde ka me ia kry amanetin. E kom në tavolinë kontratën, veç u mbetë me nënshkru të hanën. Kështu që një lajm i mirë, se edhe ti ma merr mendja, merr nota positive te ajo”, e gëzon Adem Grabovcin ish sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, bashkëpartiaku, Ilhami Gashi.

Pas kryerjes së këtij amaneti, Ilhami Gashin, anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e prisnin detyra të reja.

Por, Kumrije Grabovci bashkëshortja e Adem Grabovcit nuk ishte emër i panjohur për publikun. Kumrije Grabovci (1960) është vetëplagosur. Katër njësite policore kishin mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 2:15 të natës për ekzaminim, në një banesë në katin e pestë në rrugën “Rrustem Statovci”, Prishtinë.

“Në atë lokacion është konfiskuar arma e kalibrit 7.62, një predhë, një gëzhojë, një karikator dhe pesë copë plumba të armës. Ato janë konfiskuar nga Njësiti i Krimteknikës Regjionale.

Adem Grabovci lidhur me këtë rast pati deklaruar se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme