Komentet e ministres belge për Palestinën shkaktojnë “problem diplomatik” me Izraelin

Komentet e ministres belge për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Caroline Gennez, se “fshatrat palestineze po fshihen nga harta nga ana e Izraelit” kanë shkaktuar “problem diplomatik” mes Belgjikës dhe Izraelit, trasmeton Anadolu.

Në një intervistë për gazetën ‘De Morgen’ rreth punimeve që organizatat e shoqërisë civile belge do të kryejnë në Palestinë, ministrja Gennez tha se “situata në territoret palestineze nën pushtim nuk është më e qëndrueshme” dhe se “të gjithë fshatrat palestineze po fshihen nga harta nga ana e Izraelit”.

Pas komenteve të ministres belge, ambasadorja e Izraelit në Belgjikë, Idit Rosenzweig-Abu, tha se është “shokuar nga akuzat e ministres Gennez që përmbajnë shpifje”.

Ambasadorja izraelite në mediat sociale tha se ministres Gennez i ka dërguar një notë proteste dhe njoftoi se edhe ambasadori belg në Izrael është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit për t‘i paraqitur protestë.

– Ministrja belge “qëndron” pas fjalëve të saj

Ndërkaq, ministrja Gennez ka qëndruar pas fjalëve të saj të cilat shkaktuan “problem diplomatik” mes vendit të saj dhe Izraelit. Përmes zëdhënësit të saj, për mediat belge Gennez ka theksuar se nuk është penduar për deklaratat e saj në intervistë.

Gennez po ashtu rikujtoi se Belgjika mbron zgjidhjen me dy shtete në çështjen Izrael-Palestinë.

“Nëse demokracia dhe të drejtat e njeriut bien nën presion në çdo vend të botës, ne do ta kundërshtojmë atë. Viti 2023 që tani është bërë viti ku janë shënuar më shumë vdekje brenda një periudhe të gjatë në konfliktin Izrael-Palestinë. Vdekje nga të dyja palët. Kemi dëshmuar se në muajt e fundit janë shembur në mënyrë sistematike infrastruktura të tilla si ambiente jetese apo shkolla të ndërtuara me financim pjesërisht nga organizatat ndërkombëtare. Kjo situatë shkakton largimin e popullatës nga fshatrat në Bregun Perëndimor. Një jetë normale është bërë praktikisht e pamundur. Ne e kundërshtojmë këtë”, tha Gennez.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme