Komisioni Evropian: Kosovës iu shpagua puna

Komisioni Evropian para pak çastesh e ka uruar shtetin e Kosovës për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

Ata përmes faqes zyrtare të tyre në rrjetin social “Twitter” ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv, duke thënë se  Kosovën i janë shpaguar përpjekjet dhe puna e madhe për përmbushjen e kritereve  për liberalizmin e vizave.

“Përpjekjet e Kosovës dhe puna e madhe për liberalizmin janë shpaguar tashmë. Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Ne tani e inkurajojmë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian që pas propozimit tonë, kjo punë të ecë përpara”, shkruan në faqja zyrtare të Komisionit Evropian.

Kujtojmë se para pak çastesh Kosova mori lajmin e mirë për liberalizim të vizave, me c’rast tani i mbetet Parlamentit Evropian që të vendos përfundimisht për këtë proces.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme