Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka nisë takimin e parë të punës në të cilin u kërkua që mandati i këtij komisioni të jetë gjashtë muaj.
Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, ka vlerësuar se një prej çështjeve me rëndësi për trajtim janë kontratat e dëmshme. Ai tha se një hulumtim i detajuar duhet të bëhet edhe për ndikimet politike dhe punësimet në PTK.
Ymeri bëri me dije se hulumtimi i këtij komisioni për këtë ndërmarrje publike duhet të nisë prej vitit 2009.
Deputetja Albulena Haxhiu po konsideron se ky komision do të duhet që si fushëveprimtari ta këtë trajtimin e kontratave të dëmshme që PTK-ja i ka bërë me institucione të ndryshme, punësimet e fundit dhe ngecjet në zbatimin e kodit 383.
Ajo ka thënë se edhe pak i duhet Postës që të rrëzohet për toke.
Në ndërkohë, Milaim Zeka, iniciatori i këtij trupi parlamentar, kërkoi që të hetohen shpenzimet e menaxhmenteve duke filluar prej vitit 2008-2009.