Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka nisur raportimin në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare.
Dumani do të raportojë mbi punën e institucionit që ai drejton para ligjvënësve në komision, lidhur me ecurinë e punës së SPAK gjatë vitit 2024.
Sakaq, ky pritet të jetë raportimi i fundit i Dumanit për veprimtarinë e SPAK, pasi ai do të dorëzojë detyrën në fund të këtij viti.
Altin Dumani: Gjatë vitit 2024, numri i prokurorëve u rrit nga 17 në 20, u shtua ekspertiza e BKT-së dhe u rriten trajnimet ndërkombëtare që sollën rrije të efektivitetet të hetimet për korrupsioni. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi i përgjithshëm për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar në SPAK, i cili standardizon hetimet financiare dhe i zhvillon paralelisht me hetimin penal.
Si rezultat u intensifikuar sekuestrimet dhe konfiskimet me aseteve kriminale, duke arritur në 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023. Këto përfshijnë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.



