Komisioni i Sterilizimit në Shëndetësi vazhdon për të tretën ditë radhazi me debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.
Opozita këmbëngul që në Komision të vijnë e të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi tha se ka shumë pyetje për Vilma Nushin, cila u ka vjedhur 120 mln qytetarëve shqiptarë me check-up që sipas tij nxori gratë me prostatë dhe bëri burrat me barrë.
Saimir Korreshi: Si kaloi nga cigarja të Chek Up zonja Vilma Nushi? …E para mua nuk më duket serioze që ju nuk thirrni një person që ka vjedhur 120 mln euro të qytetarëve shqiptarë. Nëse jeni komision serioz atëherë thërrite. Për check up që nxori gratë me prostatë dhe burrat shtatzënë, pse një herë e kemi dëgjuar ne? Si i nxjerr chek up jot burrat me barrë? Kam pyetje për ti bërë. Ne si do i dalim nesër shqiptarëve dhe tu themi shqiptarët si nisi PPP dhe përfundoi si KÇK?