Komisioni për hetimin e dëbimit të gylenistëve i bllokuar, vonohet edhe Gjykata

Janë bërë një muaj që kur Komisioni Parlamentar Hetimor për rastin e dëbimit të Gylenistëve, ka ushtruar padi në Gjykatë ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre, këta të fundit nuk e kanë lejuar Komisionin ta përmbushë mandatin ligjor. Rikthimi e temës së dëbimit të gylenistëve erdhi nga presioni i jashtëzakonshëm i diplomatëve të huaj në Kosovë.
Rikthimi i temës së dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, që ndodhi pikërisht në mars të vitit të kaluar, erdhi pas reagimit të ashpër nga ambasada amerikane drejt AKI’së dhe spektrit politik në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Në mbështetje amerikanëve i dolën edhe britanikët dhe gjermanët, rreth çështjes së dëbimit të gylenistëve, të cilët po kërkojnë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

E më 15 shkurt të këtij viti, kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor, Xhelal Sveçla, ka ushtruar padi ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, me arsyetimin se nuk e kanë lejuar Komisionin ta kryej mandatin ligjor, nuk lejuan vazhdimin e këtij mandati.

“Padia kërkon ndërmarrjen e masave administrative ndaj Kryesisë së Kuvendit për shkak se ky organ nuk ka lejuar Komisionin që ta përmbushë mandatin e saj ligjor, duke mos lejuar që Komisionit t’i vazhdohet mandati i përcaktuar me ligj”, thuhet në reagimin e Sveçlës, kur e bëri publike padinë e dorëzuar 1 muaj më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

I pyetur sot se çka ka ndodhur më këtë padi deri tani, Xhelal Sveçla ka thënë për Gazetën Express se janë në pritje nga Gjykata dhe se janë duke pritur përgjigje.

“Po presim përgjigje. Tashmë janë bërë 1 muaj”, ka thënë Sveçla për Express.

Padia, konkretisht është ngritur nga Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, për shkak, se siç thuhet, pengimit në përmbushjen e detyrës së Komisionit për ndriçimin e rastit të dëbimit të shtetasve turq.

“Pretendimi i Kryesisë se zgjatja e mandatit bëhet vetëm me një kërkesë formale të bërë nga Komisioni brenda afatit 4 mujor, është i paqëndrueshëm meqë Ligji për Hetim Parlamentar, në të gjitha pikat e Nenit 6 njeh një afat prej gjashtë muajsh për tu përmbyllur mandati i një komisioni hetues”, thuhet në reagimin e tyre.

Komisioni ka kërkuar nga Gjykata që ta obligojë Kryesinë e Kuvendit që ta zbatojë ligjin, ta lejojë vazhdimin e mandatit të Komisionit për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë gylenistëve.

“Kryesia e Kuvendit ka injoruar përfundimin e vetë Kryesisë se një komision duhet të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit në një periudhë prej gjashtë muajsh. Si komisioni për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq kur kemi kërkuar zgjatjen e mandatit të tij, ka qenë në muaji i katërt i formimit tonë, gjë që e bën këtë kërkesë krejtësisht legjitime dhe ligjore”, shtohet më tej në reagim.

Por, a do të zgjidhet shpejtë çështja e gylenistëve, pas reagimit të ashpër të diplomatëve të huaj në Kosovë?

Ambasada ka ngritur shqetësime rreth mashtrimit nga ana e AKI-së dhe manipulimit politik, dhe u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këto që shkel ligjin.

Në krah amerikanëve iu dolën edhe britanikët dhe gjermanët. Të dyja ambasadat, thanë se mbështesin deklaratën e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë lidhur me dëbimet e shtetasve turq, marsin e kaluar.

Kanë kaluar 1 vit që prej se Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u dëbuan dhunshëm nga territori i Republikës së Kosovës, me kërkesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Për shkak të këtij akti, më vonë pati edhe shkarkime të ministrave, por edhe ngritje në pozita të detyrës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefajn dhe shefin e AKI-së, Driton Gashin, dhe dënimi institucional për deportimin e tyre mbeti me kaq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme