Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë punën më 15 janar. E në këtë datë është paraparë të mbahet takimi i Komisionit për Punë të Jashtme, ku do të shqyrtohet projektligji për demarkacionin, për të cilin pritet të votohet nëse do të shkojë ose jo në seancën e Kuvendit për miratim.
Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani i ka konfirmuar televizionit publik përmes telefonit se më 15 janar do të thërrasë mbledhjen e Komisionit për të votuar për marrëveshjen në mënyrë që të përmbushen afatet ligjore.