Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur në mbledhjen e qeverisë se kryesuesi i Komisionit për Demarkacionit, Shpejtim Bulliqi është i gatshëm ta paraqesë para qeverisë raportin final.Haradinaj ka deklaruar se një gjë e tillë beson se do të ndodhë të hënën, ku Bulliqi do ta prezantoj raportin.Ai ka shtuar se me këtë raport do t’i propozohet Qeverisë që çështja të procedohet më tutje në Kuvend.
Ndryshe, anëtari për Demarkacion ka deklaruar se kanë gjetur elemente befasuese.Gjatë javëve që lamë pas, ky komision ka raportuar edhe për Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.Ambasada e Amerikës ka kërkuar ratifikim e versionit aktual të shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.