Kompania amerikane do të filloj testimet për të rikthyer në jetë të vdekurit

Përpjekjet e para për të rikthyer njerëzit nga vdekja do të fillojnë këtë vit.

Kompani Bioquark me bazë në Filadelfia, ka lajmëruar në fund të 2016 se besojnë që vdekja nuk është e pakthyeshme.

E tani, Drejtoresha Ekzekutive e kësaj kompanie, Ira Pastor, ka thënë që shumë shpejtë do të fillojnë testimet e një metode të pa precedent me qeliza steminale tek pacientët në një vend të paidentifikuar në Amerikën Latine.

Që të deklarohet zyrtarisht i vdekur një person në shumicën e shteteve duhet të përjetoj humbje të pakthyeshme të funksionimit të trurit.

Sipas Pastor, Bioquark ka zhvilluar disa injeksione që mund të ristartojnë trurin, dhe mendojnë t’i testojnë tek njerëzit këtë vit.

Kjo kompani nuk planifikon të kryej testime tek kafshët fillimisht.

Ekipi i mjekëve fillimisht kanë planifikuar të ekzaminojnë persona të moshave 15 deri në 65 vjeç, të cilët kanë vdekje të trurit, përmes skanimeve CT, në mënyrë që të shikojnë shenja të mundshme për rikthimin e funksioneve të trurit.

Pastaj kalojnë tek procedurat  tjera që përfshijnë tre faza.

Fillimisht ata do të marrin qeliza steminale nga gjaku i pacientit, dhe do t’i injektojnë sërish në trupin e tij.

Pastaj pacientët do të marrin një dozë të peptideve, që do të injektohet në palcën kurrizore.

Në fund ata do ti nënshtrohen një tretmani 15 ditorë të stimulimit të nervave, me qëllim të rikthimit të funksionit të trurit të vdekur, përderisa aktiviteti monitorohet përmes skanimeve CT, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme