Kompania “BEG” Mbeti pa licencë

Gazetar: Ile Petrevski

Një ditë pasi Balkan Energy Group iu hoqën licencat, qeveria thotë se ka kohë për të zgjedhur një koncesioner të ri, për të marrë përsipër biznesin e ngrohjes qendrore në Shkup.

Edhe pse Komisioni Rregullator i Energjetikës ka paralajmëruar se Qeveria duhet të zgjedh operatorin e ri me shpallje publike sa më parë, Ilindenska thotë se operatori i ri duhet të zgjidhet për një periudhë jo më të gjatë se 90 ditë nga dita e marrjes së njoftimit. Deri atëherë BEG vazhdon të punojë.

“Deri në përfundimin e procedurës së përzgjedhjes, operatori energjetik që ka kërkuar ndërprerje ose të cilit i është hequr licenca, është i detyruar të vazhdojë ofrimin e shërbimit publik ose universal, si dhe të gjenerojë të ardhura duke aplikuar çmimet dhe tarifat në fuqi”.

Pas apelit të rregullatorit që Qeveria ta marrë punën përmes EMV-së shtetërore, nga kjo kompani për Alsat thanë se ende janë duke u bërë analiza të brendshme për këtë mundësi.

“Për këtë çështje ende nuk janë marrë vendime zyrtare nga organet drejtuese të SH A EMV”.

Shqetësuese është se qytetarët e Shkupit kanë mbetur pa kompani për ngrohje qendrore në një kohë kur gazi natyror i nevojshëm për të prodhuar ngrohje është të paktën pesë herë më i shtrenjtë se në periudhën e paraluftës në Ukrainë.

Joleverdia e BEG t’i ngroh qytetarët është arsyeja kryesore pse ata nuk duan të jenë më pjesë e këtij biznesi. Edhe Rregullatori konfirmon se gjendja me gazin natyror është e rëndë, jo vetëm për shkak të çmimit të lartë, por edhe për shkak të sfidës – nga të merret gazi, nëse jo nga Rusia.

“Besoj se ne si shtet jemi të aftë të gjejmë gaz natyror për Maqedoninë edhe nga vende tjera. Qytetarët e Shkupit, nëse do të ketë gaz natyror, besoj se do të ketë, por nuk mund të them paraprakisht duke qenë se vendet si Gjermania dhe Franca po përballen me furnizim të reduktuar të gazit natyror”, tha Marko Bislimovski Kryetar i KRRE .

Kushdo që vazhdon biznesin e ngrohjes së Shkupit, do të duhet të ketë rezerva për 15 ditë nga alternativa si mazuti apo nafta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme