Kompania izraelite, “Enlight Renewable Eberhy” ka njoftuar këtë të mërkurë që ka blerë të drejtat e një projekti 105 megavatesh të energjisë me erë në Kosovë.
Ky do të jetë projekti i tretë më i madh në Ballkani i kësaj forme, njofton Reuters.
Turbina 27-she me erë është në fazën finale të zhvillimit, ku pritet që të sjellë të ardhura vjetore pres 25 milionë eurove për 12 vjetët e para dhe 15 milionë për secilin vit më pas, ka njoftuar kompania.
“Enlight Renewable Energy”, ka thënë se investimi do të jetë nga 140-180 milionë euro dhe se është në bisedime për të siguruar 60-80 përqind të financimit të tij.
Thuhet se kjo kompani është duke pritur të marrë aprovimin, dhe më pas ekspertët e saj do të fillojnë ndërtimin e centraleve me erë për të sjellë energjinë më 2020.
Enlight është njësi mbajtëse e kompanisë izraelite Eurocom, që është e ngarkuar me borxhe dhe kërkon blerës.