Kompania shqiptare fiton tender marramendës, mposhtë kompanitë greke

Në një konkurencë të madhe me kopanitë e huaja sidomos ata Greke, një kompani shqiptare nga Maqedonia për herë të parë arrinë që të fitojë tender marramendës për eksplorim. Bëhet fjalë për kompaninë “Volostone” Shkup nën pronësi të biznismenit Abdylmutalip Bushi, e cila morri me kocesion eksoplorimi e detajuar gjeologjik të mermerit mineral, në lokalitetin e Samarnicës, që shtrihet në territoret e dy komunave, Dollnenit dhe Prilepit.

“Volostone” ishte kompania që ofroi shumën më të lartë të të hollave në ankand elektornik, prej 7.3 milion eurosh duke mposhtur kështu të gjithë konkurentët. Nga kjo marrëveshje e nënshkruar do të kenë beifite të dy komunat, e sidomos qyetetarët që do të punësohen në objektet ndihmëse që pritet të hapen. Në emër të investitorit “Volostone”, z. Bushi falënderoi Qeverinë dhe Ministrin Bekteshi dhe vuri në dukje se sipas planit të kompanisë, në periudhën e parë do të hapen 100 vende pune dhe sapo të fillojë lokacioni me punë,planifikohet një investim shtesë prej 22 milionë euro për të ndërtuar fabrikë dhe objekte ndihmëse shtesë, e cila do të rrisë numrin e punësimeve në 500. Përndryshe, biznesmeni Bushi vetëm se ka qindra persona të punësuar nëpër sektorët tjerë biznesorë si për shembull ne hoteleri e turizëm, e njohur me emirn (BUSHI Resort&Spa). Ndërsa tregu tashmë është siguruar në Kinë, Indonezi, Malajzi dhe Kore, ndërsa qëllimi i ardhshëm i kompanisë është tregu amerikan.

Ministri i Ekonomisë Krenar Bekteshi me shumë kënaqësi prezantoi para opinionit detaje të marrëveshjes së arritur me kompaninë shqiptare.
“Sot kam kënaqësinë e veçantë, që këtu në Dollnen të prezantoj investimin më të ri nga kompania maqedono-turke “Volostone” nga Shkupi, e cila pas publikimit të thirrjes publike të zbatuar përmes  ankandit elektronik, ofroi shumën më të lartë të mjeteve, apo 448.570.000 denarë ose 7.3 milion euro, me çrast Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi vendimin për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike në ceremoninë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes më përfaqësuesin e “Volostone”-Shkup ,Abdylmutalip Bushi.” tha Ministri Bekteshi.

Kryetari i komunës së Prilepit Ilija Jovanovski, theksoi se bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm nga i cili komuna e Prilepit do të ketë mjaft përfitime dhe do të mundësojë zbatimin normal të projekteve të planifikuara, ndërsa sipas kryetarit të komunës së Dollnenit Xhemil Qamili ky investim vjen në kohën e duhur për shkak se komuna përballet me borxhe të mëdha të qeverisë së mëparshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme