Kompanit e mëdha nuk po investojnë në Kosovë

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Kosova ende nuk ka ndonjë strategji për investitorët e mëdhenj, kjo pasi që ekzekutivi i vendit është i fokusuar më shumë në investimet e mesme dhe të vogla.

Kështu deklaroi vetë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Besian Mustafa mbrëmë në emisionin “Ekonomia me Erëzën” të transmetuar në KTV. Ai madje pranon se nuk ka brende të mëdha që kanë investuar në vend.

“A ka brende ndërkombëtare që kanë investuar në Kosovë këto vitet e fundit? Natyrisht që rezultatet tregojnë që nuk kemi, pasi që nuk jemi të përqendruar në brend të madh, për shkak të kostos shumë të lartë të subvencionimi dhe rezultateve diskutabile”, tha ai, transmeton Koha.net.

Sipas Mustafës, sfidat më të mëdha për eksportuesit vazhdojnë të jenë kapaciteti i ulët prodhues, certifikimi i produkteve kosovare dhe hendeku në mes arsimit e tregut.

“Tri sfidat më të mëdha për sektorin privat, kryesisht eksportuesit, janë kapaciteti i ulët prodhues, certifikimi i produkteve kosovare të cilat shpeshherë nuk i certifikojnë me standarde ndërkombëtare si dhe hendeku në mes sistemi arsimor dhe tregut”, deklaroi Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme