Kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në tenderët e NATO-s

Kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në tenderet publike të NATO-s me buxhet vjetor prej rreth 5 miliardë euro. Ndryshimet në Ligjin për prokurime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat e mundësojnë këtë, publikohen në Gazetën Zyrtare. Me anë të këtij ligji përcaktohen procedurat sipas të cilave kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në prokurimet publike për nevojat e tregut të NATO -s.

Ligji rregullon edhe mënyrën e verifikimit dhe konfirmimit të plotësimit të kushteve për pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procedurat e prokurimeve për nevojat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe vendeve anëtare të saj.

Operatorët ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë në procedurat lidhur me prokurimet për nevojat e NATO-s dhe vendeve anëtare të saj regjistrohen në evidencën e operatorëve ekonomikë që mbahet nga Ministria e Mbrojtjes.

Anëtarësimi në NATO duhet të veprojë si katalizator për rritjen ekonomike. Me përmirësimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga virusi i koronës, pritet rritje më e madhe e investimeve të huaja.

Në shembullin e Bullgarisë, investimet e huaja direkte, analizuar pesë vjet para dhe pas anëtarësimit në NATO, janë pothuajse tre herë më të larta, përkatësisht nga 7% në 19.8 % të BPV-së. Në Shqipëri, ato janë dyfish më të larta ose nga 5% në 9% të BPV-së. Në Rumani, ka gjithashtu rritje nga 2.8% në 7.2% pas anëtarësimit në NATO, në Çeki nga 3.2% në 7.7%. Në vendet që iu bashkuan NATO-s në vitin 2004, rritja mesatare e eksportit u rrit nga 6.8% në periudhën para anëtarësimit të NATO-s, ndërsa në 11.8% në periudhën pas anëtarësimit në NATO.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme